Zëvendësministri i Bujqësisë, Roland Kristo, foli në News24, për sfidat e sektorit të peshkimit gjatë periudhës së pandemisë.
Zv.ministri Kristo tha se peshkimi ishte ndër sektorët më pak të goditur nga pandemia, pasi pati rritje të konsumit të produkteve shqiptare brenda vendit, por edhe në tregjet evropiane, kryesisht në Itali, Spanjë apo vendet nordike.
“Peshkimi nisi mirë, dy muajt e parë të vitit eksportet ishin me rritje, pastaj pati një rënie, por që e rimori veten. Një ndër sektorët më të goditur ishte akrokultura. Në maj patëm një rritje 26%, ndërsa sot si gjashtëmujor, eksportet shqiptare kanë një rritje prej 24% në sasi dhe mbi 30% në vlerë. Ne eksportojmë në Itali, Spanjë, vendet nordike, që janë tregje me standard shumë të lartë”, tha zv.ministri.
Duke folur për të ardhmen e këtij sektori, Kristo theksoi se problem është fakti se nuk gjenden krah pune, edhe pse rrogat janë të mira. Sipas tij, të rinjtë shqiptarë nuk e duan këtë profesion, ndaj dhe fatkeqësisht po vijnë peshkatarë nga vendet e Lindjes, si Egjipti, Senegali, etj.
“Pandemia do të vazhdojë. Për industrinë përpunuese, unë e shoh shumë të mirë, me perspektivë. Rritja që pësoi kjo industri gjatë muajit maj, ishte për faktin se shumë kompani botërore patën bllokim dhe produktet shqiptare çanë Evropën. Ata kanë parë produktet shqiptare dhe po vijnë, kështu që dhe ne po rrisim kapacitetet, ndaj dhe kjo është me prespektivë. Ajo që më vë në vështirësi është fakti se shpeshherë nuk gjenden krah pune, të mendosh se dhe rrogat nuk janë të vogla.
Shumë subjekte sot kanë marinarë të huaj, që paguhen minimalisht 100-1500 mijë euro në muaj. Kjo për shkak se brezi i parë kanë dalë në pension, të rinjtë nuk e duan si profesion. Një rrogë 1 mijë dollar apo 1 mijë euro në muaj, apo 5 mijë euro për një kapiten, nuk mendoj se është e vogël. Por, shpresoj që të mos hyjmë në atë pjesën, që fatkeqësisht ka filluar, ku po vijnë peshkatarë të huaj nga Egjipti, Senegali, etj”, deklaroi ai.
Intervista:
Gjatë pandemisë shqiptarët filluan të konsumonin produkte shqiptare, kjo u vu re në sektorin e peshkimit?
Pati një rritje të përdorimit të produkteve shqiptare. Flota e peshkimit pati një reduktim të aktivitit, ku në mars u reduktua me 40%, por peshku që u peshua, u shit në Shqipëri. Në 90% të prodhimit në restorantet shqiptare është peshk i freskët, shqiptar.
Është thënë që Covid-19 mund të gjendet edhe te produktet e peshkut, ku sugjerohet që njerëzit të mos konsumojnë sushi…
Këtë nuk e kam dëgjuar, është dicka e re. Është vërtetuar, që virusi adoptohet te njeriu, nuk janë vënë re kalimet te kafshët. Ndaj dhe kjo teori për mua nuk ka bazë.
Peshkatarët në c’situatë ndodhen?
Peshkimi që nga viti 2015 është një sektor, që e merr naftën pa aksizë, pra pa taksë karboni dhe qarkullimi. Skena që është në Shqipëri, është 100% e përputhur me BE. Kur nafta ra në tregjet botërore, në Shqipëri cmimi kishte ngelur i lartë. Sot janë tre kompani kryesore që merren me naftë. Kompani që kishte marrë të drejtën e peshkimit ngeli me një cmim më të lartë, për shkak të sasisë që kishte ngjyrosur para se pandemia të vinte në dukje.
Ne mundësua që gjatë një periudhe të shkurtër sqaruam furnizimin e anijeve edhe jashtë, me ngjyruesin njësoj; dhe bëmë që nafta të ngjyroset direkt në zonat e lira. Kjo mundëson që anijet e peshkimit të furnizohen me karburant pa akcizë. Tërheqja e dy kompanive, gjatë pandemisë, bëri që të gjendemi në një situatë ku cmimi të ishte më i lartë se cmimi i tregut, që tashmë është zgjidhur.
A keni arritur të kapni raste në flagrancë?
Po, janë kapur, para 3-4 muaj, ose 1 viti, dhe të gjithë kanë kaluar me faktin që nuk janë në gjendje të paguajnë. Unë sugjeroj zbatimin e ligjit. Kodi Penal parashikon dënimin 6 muaj deri në 2 vite burg, ku është kaluar gjithmonë me 6 muaj, e më pas në shërbim prove.