MENU
klinika

Tenis

Numri 1 i botës nuk do të marrë pjesë në US Open

30.07.2020 - 18:10

Ashleigh Barty do të jetë mungesa e madhe e US Open. Tenistja australiane ka vendosur të tërhiqet nga turneu më prestigjoz i vitit, programuar për tu mbajtur nga 31 gushti deri më 12 shtator.

Numri 1 i Botës  ka konfirmuar se ekipi i saj dhe ajo nuk do të udhëtojnë drejt Amerikës dhe shkak është bërë shpërthimi i fazës së dytë të Covid-19.

“I dua garat dhe tërheqja ishte një vendim i vështirë. Shpërthimi i Covid nuk më bën të ndihej rehat dhe kam vendosur që të mos rrezikoj stafin tim dhe veten”. 

Barty ka lënë në dilemë që të mos marrë pjesë as në turneut të cilin e fitoi vitin e kaluar “French Open”, vendim për të cilin ka shtuar se do ta marrë në javët e ardhshme.

24-vjeçarja është një nga 5 lojtarët kryesore që nuk do të marrë pjesë në US Open e këtij viti, duke iu bashkuar emrave si Simona Halep, Bianca Andreescu dhe Naomi Osaka. Në kategorinë meshkuj do të mungojë Roger Fererer, ndërkohë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen numri 1 dhe numri 2 i tenisit botëror, Novak Djokovid dhe Rafael Nadal.