MENU
klinika

Moto GP

Operohet Marquez, ja kur kthehet kampioni

21.07.2020 - 13:24

Nuk ka probleme serioze për Marc Marquez. Kampioni në fuqi i Botës në Moto GP ka kaluar me sukses operacionin në krahun e tij të djathtë dhe pritet të jetë i gatshëm për garën e Çekisë më 9 gusht.

Piloti i Hondës ishte protagonist i një aksidenti të frikshëm në garën e parë të sezonit në Jerez fundjavën e shkuar, por për fatin e tij të mirë nuk ka pësuar fraktura të rënda në krah.

Nga operacioni i kryer në Barcelonë nga Xavier Mir rezultoi se Marquez ka pësuar 3 thyrje të humerusit, kockë që lidh shpatullën me bërrylin. Një shtizë hekuri u fut në krahun e djathtë të Marquez, në mënyrë që të zëvendësojë thyerjet e humerusit në krahun të djathtë.

Për fatin e tij të mirë, rikuperimi do të ndodhë shumë shpejt, pasi nervi radial nuk ka pësuar dëmtime. Në të tillë kushte, rikuperimi i tij do të ishte tepër i shpejtë, ndërkohë që rikthimi në pistat e Moto GP parashikohet të jetë brenda 2 javëve të ardhshme. Ai humb vetëm 1 garë, që do të zhvillohet sërish në Jerez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN