MENU
klinika

Rasti i rrallë

Portierja e Vllaznisë luajti dhe ngriti kupën shtatzënë

31.07.2020 - 15:17

Një rast i rrallë në futbollin shqiptar, më saktë në atë të femrave. Vllaznia fitoi Kupën, pasi mundi Apoloninë, për herë të shtatë radhazi Kupën, aq sa kampionatin. Një fitore e pritshme, pasi shkodranet dominojnë.

Në “Elbasan Arena Kupën skuadrës shkodrane i’a dorëzoi presidenti i FSHF, Aramand Duka, dhe këngëtari Bujar Qamili. Edhe pse gjatë ndeshjes shiritin e kapitenes e ka mbajtur Megi Doçi, në fund ekipi ka vendosur që Kupën ta ngrejë lart portierja Raxhimi.

Arsyeja e këtij veprimi është zbuluar nga vetë portierja Ardiola Raxhimi në një prononcim për “Shkodra Sport”: “Është një kënaqësi shumë e madhe kur ngre lart një tjetër trofe. Por shpresoj që Apolonia të mos e reklamojë ndeshjen sepse Vllaznia ka luajtur me 12 vetë në këtë takim.

 

Po zbuloj këtu faktin se unë jam shtatëzënë dhe prandaj gëzimi është edhe më i madh. Jam shumë e lumtur për këtë gjë, por premtoj se vitin e ardhshëm do të jem sërish në fushë për të fituar të tjera trofe me Vllazninë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN