MENU
klinika

UEFA me plane të detajuara

Protokolli për ndeshjet e Champions dhe Europa League

29.07.2020 - 11:40

Institucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA, ka hartuar një protokoll jashtëzakonisht të rreptë për t’i dhënë fund këtij sezoni europian. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, çdo klub që ka mbetur në garë në dy Kupat e Europës, Champions League dhe Europa League, do të kryejë një seri testet të Covid-19.

Ekipet do të punësojnë mjek përgjegjës për përgjigjet e testeve të Covid-19, që do të jenë të shpeshta, me të fundit që do të kryhet 48 orë para se të zbresin në fushë. Një mjek tjetër do të jetë përgjegjës për higjenën në zonat që frekuentohen nga lojtarët dhe stafi.

Këta mjekë janë të punësuar nga UEFA dhe do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me mjekun e secilit klub. Temperatura e lojtarëve do të matet pas çdo lëvizje. Ekipet duhet të arrijnë në stadium veçmas, me një kohë 10 minuta nga njëra-tjetra.

Stadiumet do të ndahen në 4 zona. Vetëm 120 persona, 90 prej të cilëve pjesëtarë të dy klubeve, mes të cilëve futbollistë, trajner dhe mjekët do të pranohen të futen në impiant, i konsideruar edhe si zona 1. Në zonën 2 janë personat përgjegjës për transmetimin e ndeshjeve dhe jo më shumë se 100 njerëz mund të hyjnë këtu.

Zona 3 është e dedikuar për gazetarët, ndërkohë që zona 4 cilësohet ajo jashtë arenës. Liga e Kampionëve do i luajë raundet e mbetura në Portugali, ndërkohë që Europa League do i zhvillojë në Gjermani. Me masat e marra nga qeveria britanike, në dyshim është sfida mes Manchester City dhe Real Madrid, duel që në rastin më të keq do të luhet në Portugali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN