Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas përfundimit të takimit të Këshillit të Sigurisë ka thënë në një deklaratë për mediat se është marrë vendimi që të shtohen masat pas gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Hoti tha se megjithëse gjendja po rëndohet, nuk do të aplikojnë ‘Gjendjen e Jashtëzakonshme”, por do të shtrëngohen masat anti-Covid-19.
“Siç e keni parë nga shifrat, gjendja po rëndohet. Jemi në limitet e kapacitetet. Jemi duke krijuar kapacitete shtesë. Javëve të fundit kemi marrë disa vendime për masa të reja. Kemi shqyrtuar dy skenare, shtimi i disa masave dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Sapo e kryem edhe mbledhjen e Këshillit e Sigurisë, kemi marr vendim që shkojmë me skenarin e parë. Ku në mbledhjen e Qeverisë do të miratohen disa nga masat. Masat do të janë rigorozitet që kemi marr, siç janë maska, distanca dhe higjiena”, tha Hoti.