MENU
klinika

Serie A, Java 34

Roma dhe Inter pengojnë njëri-tjetrin

19.07.2020 - 22:44

Kryendeshja e sotme në Serie A mes Romës dhe Interit ka përfunduar në barazim 2-2. Dy ekipet ndalin njëri-tjetrin, Roma në konsolidimin e vendit të pestë, ndërsa Inter nuk i afrohet dot Juventusit në luftën për titullin kampion.

Ishte Inter që realizoi golin e parë në 15’ me De Vrij, që nuk fal me kokë. Ekipi zikaltër konfirmohet makinë golash me kokë, i 18-ti në sezon në këtë formë (i pari në top 5 ligat europiane, 2 gola më shumë se Liverpool).

Në fundin e pjesës së parë vendasit barazojnë me Spinazzola në limitin e pjesës së parë. Spinazzola-Politano ishte kryer në janar, por testet mjekësore të futbollistit të Romës prishen marrëveshjen dhe lojtari u rikthye verdhekuq, pasi udhëtoi drejt Milanos.

Në pjesën e dytë janë sërish vendasit që ndëshkojnë. Verdhekuqtë realizuan të dytin me Mkhitaryan në 57’, pas këmbënguljes së Dzekos. Mbrojtja zikaltër fjeti gjumë tek ky moment. Roma përmbys, por një penallti e Lukakut në 87’ vendos ekuilibrat dhe mbyllet 2-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN