Menjëherë pas fitimit të titullit kampion, Cristiano Ronaldo ka shpenzuar 14 milionë euro për të blerë një jaht dhe një makinë luksoze. Vetëm pak ditë më parë i bëri vetes një dhuratë të veçantë, siç ishte jahti që kapte vlerën e 5.5 milionë eurove.
Megjithatë, portugezi i ka bërë vetes një tjetër dhuratë, e cila këtë herë është më e kushtueshme se e para. Bëhet fjalë për një “Bugatti Centodieci”, teksa duhet theksuar se në gjithë botën ekzistojnë vetëm 10 makina të këtij lloji.
Vlera e “Bugattit” të ri shkon rreth 8.5 milionë euro dhe tashmë ylli portugez do të ketë një tjetër bishë, pasi njihet për makinat e shtrenjta që ai ka pasur në të kaluarën. Janë 21 në total në garazhin e tij, pasi Ronaldo nuk shet asnjërën.