MENU
klinika

Çfarë ndodhi sot në Kombinat?

“Shënime me përmbajtje fetare dhe shenja të mos ushqyerjes te 2 vajzat”

02.07.2020 - 20:33

Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me ngjarjen e zbuluar sot në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç u gjetën të pajeta, ndërsa vajza tjetër e familjes Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, tha se në vendngjarje u ngrit menjëherë një grup pune, me ekspertë mjekoligjorë, të cilët kanë gjetur shënime fetare brenda banesës. Po ashtu ai pohoi se tek vajzat ka pasur shenja të mos ushqyerjes.

Jaupi konfirmoi se bëhej fjalë për dy vajza të arsimuara, por pavarësisht shkollës, ishin të papuna.

“Është gjetur një 33-vjeçare dhe e ëma të cilat janë pa shenja jete. U krijua grupi hetimor me dy ekspertë mjeko-ligjorë, dy oficerë dhe po kryen veprime në vendngjarje. Paraprakisht eksperti mjeko- ligjor komunikoi, dhe dy viktimat nuk kanë shenja jete, por mendohet që mund të jenë vetëflijuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Jemi në hetime intensive, menjëherë do iu njoftojmë konkluzionet.

Ju thashë që mendohet për vetëflijim. Për këtë ne po grumbullojmë materialet, prova, në ambientet e banesës. Kemi gjetur shënime fetare. Do bëhet ekspertiza. Dy vajzat kanë qenë të arsimuara, kanë mbaruar shkollën e lartë por ishin të papuna. Ka shenja të mosushqyerjes tek vajzat në ditët e fundit”,- tha Rebani Jaupaj.

Ndërkohë, bëhet me dije se tre gratë, kishin disa javë që nuk dilnin nga banesa e tyre.

Familjaret dhe fqinjët kanë njoftuar dhe para 3 javësh policinë me pretendimin se kishin javë që nuk i shihnin gruan dhe 2 vajzat. Policia e zonës mori kontakt me familjen Josifi dhe ato i thanë që është zgjedhja e tyre personale për të mos dalë nga banesa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vajza tjetër rëndë në spital. Vëllai i 56 vjeçares dha alarmin pasi…

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë, policia jep detaje


"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!