MENU
klinika

Manastirliu del me thirrje nga Urgjenca Kombëtare

Situata nga Covid-19/ Plani për vjeshtën e dimrin

27.07.2020 - 13:21

Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu beri sot nje thirrje per te gjithe qytetaret për të vijuar me komunikimin me sistemin shëndetësor ne numrin 127, për problemet dhe informacionet që kërkojnë. Sipas saj, urgjenca e di se ku transferohen rastet sepse dinë kapacitetet e spitaleve.

Manastirliu tha se lidhur me situaten e koronavirusit, Tirana mbetet vatër e nxehtë si Shkodra, Durrësi e Vlora.

“Tirana mbetet vatër e nxehtë, por ndërkohë jemi duke u përgatitur për përgjigjen ndaj situatës në të gjithë vendin. Në këtë moment jemi duke ndërtuar edhe më shumë skuadra mobile për pacientët me COVID19, pra skuadra të lëvizshme të cilat do të ofrojnë ndihmën në banesë sipas protokolleve, sipas gradës së sëmundshmërisë, për ata të cilët do të kenë nevojë për asistencë në shtëpi, apo për transferimin në spital, sipas protokolleve. Përgjatë vjeshtë-dimrit, do të dyfishojmë ekipet tona të terrenit”.

Manastirliu tha se për vjeshtën dhe dimrin, eshte duke u ndërtuar nje strategji dhe më shumë skuadra mobile, për asistencë në banesë sipas gradës së sëmundshmërisë për ata që do kenë nevojë për shërbim gjatë dy stineve qe ka fluks te virozave.

Duke kërkuar nga qytetarët t’i referohen strukturave shëndetësore, sipas sistemit të referimit, Manastirliu tha: “Dua të bëj një thirrje për të gjithë qytetarët, për të komunikuar me numrin unik 127 kur kanë shenja të sëmundjes sepse e dinë ekipet e urgjencës se si duhet të veprohet dhe spitalet ku dërgohen qytetarët si dhe për informacion mbi COVID19, për kontaktet me mjekun e familjes, duhet të lidhet me numrin falas 0800 40 40. Situata është serioze dhe duhet ta përballim duke zbatuar sistemin e referimit”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!