MENU
klinika

1/3 në anën e përparme të fanellës

Sponsorët në futboll, 3.3 miliardë euro për klubet

23.07.2020 - 15:29

Peisazhi aktual i futbollit paraqet një moment mjaft interesant për shoqëritë dhe firmat që dëshirojnë të sponsorizojnë futbollin. Pandemia e tanishme globale Covid-19 pa dyshim që do të kalojë, por efektet e saj aktualisht po ndihen gjithashtu në të gjithë industrinë e futbollit dhe ka të ngjarë të ndjehen për një kohë shumë të gjatë.

Në këtë mënyrë, kompani të shumta kanë hedhur sytë nga tregu sportiv, pasi besohet se duke sponsorizuar një “X” skuadër, emri i saj do të zgjerohet më shumë. Pavarësisht situatës, ligat kryesore europiane janë një industri e madhe për sponsorit.

Më shumë se 3.3 miliardë euro shkojnë në arkat e klubeve të 5 ligave kryesore të kontinentit, me 1/3 që vjen nga sponsorit në anën e përparme të fanellës. Një tjetër shumë e majme vjen edhe nga shitja e të drejtave televizive jashtë kontinentit, ku 72% e popullsisë thonë se ata shikojnë rregullisht futboll.

Shumica e tifozëve janë të interesuar për argëtim me cilësi të lartë dhe kështu tërheqin drejt produkteve më të mira të futbollit, zakonisht ligat më të mëdha të Evropës, Kupën e Botës ose Ligën e Kampionëve.

Premier League gjeneron çdo vit 832 milionë euro të ardhura nga sponsorizimet dhe fanellat, pothuajse dyfishi i rivalit të tij më të afërt La Liga në 436 milionë. Bundesliga ka pësuar rritje, kjo për shkak edhe të gjigantëve të Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, i ndjekur më pas nga Seria A dhe Ligue 1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN