MENU
klinika

Legjenda e boksit po stërvitet fort

Tyson refuzon 20 mln dollarë për një ndeshje

22.07.2020 - 19:22

Dikur ishte një sportistët që fitonte 50 milionë dollarë për një ndeshje, por kohët kanë ndryshuar, ai nuk është më 20 apo 30 vjec, por 54 vite mbi shpatulla, për më tepër ka kaluar plot situate me borxhe.

Por ajo që habit është se Mike Tyson, ish-kampioni i botës në peshat e rënda, që ka vendosur të kthehet në ring, ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë dollarë për të marrë pjesë në një ndeshje boksi pa doreza.

David Feldman, promotor i kësaj disipline, ka provuar dy herë ta bindë kampionin amerikan, por pa sukses. Burime të brendshme kanë bërë të ditur se “Iron Mike” nuk është aspak i interesuar të provojë një disiplinë të re dhe se është i përqendruar te rikthimi i tij në boksin tradicional.

Një muaj më parë, Tyson refuzoi 15 milionë dollarë për t’u ndeshur në boksin e vërtetë. Janë mbi 10 kandidatë që kanë tentuar të organizojnë ndeshje me të, por Tyson po pret të duhurin…ndoshta edhe shumën e duhur, për të mbyllur njëherë e mirë anën financiare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i legjendës së boksit

Burgu, droga, dhuna…jeta e errët e Mike Tyson