MENU
klinika

"Mora gruan në telefon dhe dëgjoj: “Alo, Edi jam…”

‘Ujku tani erdhi” ish-ministri i Shëndetësisë flet për rrezikun nga koronavirusi

24.07.2020 - 13:21

Nderkohe qe shifrat e te prekurve nga koronavirusi ne vend po rriten, e kurba virale vazhdon të ngrihet kudo: në Kosovë, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje e Shqipëri, mjeku Leonard Solis, ish-minister i Shendetesise, thekson se nje pjese e madhe e “fajit” te perhapjes lidhet me sjelljet e keqija te njerezve.

I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel ishte mjeku Leonard Solis, i cili u shpreh se “është e vërtetë që një pjesë e kësaj situate vjen dhe nga sjellja e keqe apo e shprehive që kemi ne si popull apo në përgjithësi vendet e Mesdheut”.

“Ne jemi njerëz të nxehtë, bërtasim shumë, pështyjmë shumë, teshtijmë shumë, tregojmë barcaleta dhe një barcaletë e treguar bukur kur ke 5 veta që të dëgjojnë me gojë hapur ua ke ngjitur ndërkohë virusin të 5-ëve.

I kemi këto sjellje të këqija; grumbullime në pishina, grumbullime në bllok. Ne kemi qenë një sustë e tendosur, nuk e kuptuam se nuk ishin thjesht 3 muaj, ndaj u lodhëm shpejt.

U ekzagjerua paksa me shtrëngimin dhe mbylljen e jashtëzakonshme në fazën e fillimit ku thoshim ujku, ujku por ujku nuk erdhi dhe tani që ujku ka ardhur, jemi realisht në një situatë që po rëndohet, gjithnjë e më tepër.

Unë shikoj çdo ditë mushkëri të ngarkuara, gjithmonë e më tepër ka teste pozitive; virusi po vjen si ai orteku i dëborës që në fillim e bën hapin më të vogël e pastaj rrugës më të madh dhe po bën një lëvizje njëtrajtësisht të nxituar, duke bërë të mundur bllokimin dhe mbytjen e sistemit shëndetësor.

Ndaj secili duhet të kujdeset për veten që të kujdesemi edhe për të tjerët”, tha mjeku, ish-ministër i Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, çfarë note i vë ish-ministri i Shëndetësisë, mjeku Leonard Solis komunikimit shkencor në Shqipëri?

Sa ka ndikuar ai në uljen e besimit të publikut te autoritetet shëndetësore?

“Ne bëmë një abuzim të tmerrshëm në fazën e parë të pandemisë. Shija më e hidhur që unë kam nga COVID, më ka ngelur kryeministri, kur mora gruan time në telefon dhe dëgjoj: “Alo Edi jam. Lani duart…”.

Kompanitë multinacionale e kanë të ndaluar ndërhyrjen në politike dhe korruptimin nga politika.

Nuk mundet një kryeministër, që kur merr fëmijën tënd në telefon të të dalë e të thotë: “Alo Edi jam. Lani duart”.

Këto lloj abuzime në fillim të fazës së pandemisë e tkurrën popullin e bënë mosbesues.

Duhet të flasë Instituti i Shëndetit Publik që ka shkencëtarë shumë të mirë, të  cilët janë përballur me epidemi, por atyre ju kanë vënë maskën për t’ju mbyllur gojën.

Duhet të flasin ata dhe jo diletantët. Kudo ka diletantë të cilët flasin e politizojnë dhe kështu humbet besimi i popullit. Duhet të flasin shkencëtarët”- tha Solis.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjeku i QSUT: Mos prisni ulje të shifrave me të infektuar

‘Agresiviteti i Covid-19 nuk është ulur, në qarkullim janë dy lloje virusesh’


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!