MENU
klinika

Sytë nga Champions

27 ndeshje radhazi pa humbur, ky Bayern të tremb

13.08.2020 - 11:24

Nuk është një rekord, por shifrat janë të frikshme për Bayern Munchen të këtij sezonin, që pasi ka fituar dy trofetë në Gjermani, do të tentojë të bëjë të vetin pas 7 vitesh edhe Champions League.

Por prova e vërtetë është të premten ndaj Barcelonës, që korrespondon me çerekfinalen. Përveçse kampion i dyfishtë, Bayern Munchen është edhe një rekordmen i fitoreve radhazi. Ekipi i Hans-Dieter Flick ka luajtur 27 ndeshje radhazi pa humbur.

Për më tepër, ka grumbulluar 26 fitore dhe një barazim, të cilin e regjistroi kundër Leipzig. Humbja e fundit e Bayern Munchen gjendet më 7 dhjetor 2019, kur dështoi ndaj Borussia Mönchengladbach si vizitor (2-1), në një ndeshje të Bundesligës.

Që atëherë, bavarezët kanë grumbulluar 27 ndeshje në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve pa humbur. Në këtë sukses, pa dyshim që merita të mëdha ka Robert Lewandowski, “Këpuca e Artë” e Bundesligës (34 gola) dhe shënuesi më i mirë i Champions-it aktual (13 gola).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Java e fundit, verdiktet e sezonit

Bayern e mbyll me rekorde, shpëton Bremen