MENU
klinika

Finalja e Europa League

4 gola në 45 minuta, spektakël në Sevilla-Inter

21.08.2020 - 20:47

Spektakël në pjesën e parë të finales së Europa League mes Sevilla-s dhe Inter. Plot 4 gola u shënuan në këtë fraksion loje, nga 2 për secilën skuadër, me përmbysje dhe ritëm, por rezultati është 2-2.

Ka nisur me gol finalja. Zikaltrit kaluan në minutën e pestë në avanatazh me një penallti të Lukaku-t. Ky ka qenë goli i 34-t i belgut në këtë sezon me Inter-in, duke barazuar rekordin e Fenomenit Ronaldo si lojtari me më shumë gola të shënuar në sezonin e parë me milanezët.

Lukaku e fitoi vetë penalltinë dhe shënoi po vetë. Por barazohet shumë shpejt finalja. Spanjollët janë kundërpërgjigjur në minutën e 12-të, vetëm shtatë minuta pas penalltisë së Lukaku-t. Autori ka qenë De Jong, i cili ka mposhtur Handanovic me një goditje të bukur fluturimthi me kokë.

Më pas italianët pretenduan për një penallti të dytë, për protesta ndëshkohet me të verdhë trajneri Conte. Italianët bënë shumë faulle. Në një goditje dënimi afër zonës, topi shkon te De Jong, që realizon super gol me kokë. Minuta e 33-të, Sevilla përmbys 2-1.

Por pa kaluar as 2 minuta, është Inter që barazon. Brozoviz kroson në zonë dhe Godin nuk fal me kokë për 2-2. Më pas bie disi ritmi, me skuadrat që janë më të kujdesshme. Pjesa e parë mbyllet në barazim 2-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN