MENU
klinika

E shtyu shoku i skuadrës

Aksident i rëndë në garën e çiklizmit

06.08.2020 - 12:15

Një aksident dramatik ndodhi në Katowice të Polonisë në fazën e parë të turneut çiklistik. Çiklisti holandez Fabio Jakobsen u rrëzua pak metra para vijës së binishit me barrierat mbrojtëse. 23-vjeçari u shty nga bashkatdhetari i tij Dylan Groenewegen, që mbante fanellën e verdhë.

Edhe vetë mbajtësi i fanellës së verdhë u rrëzua, gjë që shkaktoi një rrëzim masiv të çiklistëve, teksa u lënduan më lehtë se Jakobsen. Gjendja shëndetësore e çiklistit Fabio Jakobsen mbetet serioze, por është e qëndrueshme. Këtë e deklaruan mjekët e spitalit ku po trajtohet.

Çiklisti i aksidentuar iu nënshtrua operacionit në kokë për pesë orë dhe është ende në kujdes intensiv, në një gjendje kome të kontrolluar. Në skanimin e bërë enkas truri nuk duket se është dëmtuar. Dëmtimet kryesore janë në fytyrë. Për fat të mirë, edhe sytë nuk janë prekur. Sot mjekët do ta heqin nga koma artificiale, duke shpresuar se çdo gjë do të shkojë mirë.

Ndërkohë, gara është ndërprerë pas këtij aksidenti, pasi edhe një pjesë e mirë e çiklistëve të tjerë patën trauma dhe shembje. Organizatorët e garës kanë nisur një hetim për holandezin Dylan Groenewegen. Nëse vërtetohet se ai e ka bërë qëllimisht, atëherë pritet të përjashtohet jo vetëm nga kjo garë, por edhe nga Federata Botërore e Çiklizmit për garat e tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN