Kreu i opozitës Lulzim Basha shpërndau në “Twitter” deklaratën e Partisë Demokratike për situatën e rëndë me qytetarët shqiptarë në Kakavijë.
“Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!”, – shkruan Basha në Twitter bashkëngjitur linkut me deklaratën e PD.
Duke iu referuar aksidentit që i mori jetën një 10-vjeçari, Partia Demokratike deklaroi sot se Kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria.
“Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë.
Zgjidhja e krizës humanitare kërkon angazhimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë. Njerëzit meritojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti i tyre”, deklaroi PD.