Ekonomia e Britanisë u zhyt në reçesion në tremujorin e dytë pasi GDP-ja u tkurr me një rekord prej 20.4% krahasuar me tre muajt e mëparshëm. Në gjysmën e parë të vitit 2020 ekonomia britanike u godit dy herë më rëndë se ajo amerikane dhe ishte më keq se ajo e gjermane, franceze dhe italiane.
Pati një lajm pozitiv të vogël – ku rritja e ekonomisë rifilloi në Qershor. Kjo duhet t’iu japë njëfarë qetësie atyre që po përballen me fundin e të qenurit larg punës. Numrat gjithashtu treguan një rënie shumë të madhe të numrit të njerëzve të punësuar, dhe rënia e nevojshmërisë për të punësuar është më e larta në shtatë vjet.
Skema e mbajtjes së punësimit nga ana e qeverisë do të fillojë të bjerë shumë shpejt, edhe pse miliona njerëz ende varen nga ajo.
Industrisë së mikëpritjes (hoteleri – turizëm) në Britani i kanë munguar të gjithë ata punonjës që nuk kanë punuar. Një skemë e qeverisë për të ndihmuar duke subvencionuar ushqimet në restorante, lokale e kafé gjatë muajit Gusht, u përdor nga 10.5 milion njerëz qysh në javën e parë. Çdo klient merr një ulje për vaktin e tij deri në $13 nga e Hëna deri të Mërkurën; restoranti reklamon për rikthim të parave nga thesari.