Pas finales së Europa League dha sinjale largimi, por Inter dhe Antonio Conte kanë vendosur të ecin përpara së bashku. Pas më shumë se tre orësh nga mbledhja e zhvilluar, “tymi i bardhë” ka mbërritur në një vilë në Somma Lombardo jashtë Milanos. Dhe më pas njoftimi për shtyp i klubit zikaltër:
“Takimi i sotëm midis klubit dhe Antonio Conte ishte konstruktiv, në emër të vazhdimësisë dhe ndarjes së strategjisë. Me të u hodhën themelet për të vazhduar së bashku projektin.”
Sakaq, disa tifozë që prisnin jashtë i kërkuan drejtorit sportiv Ausilio (konfirmuar së bashku me Marotta nga klubi) Messin! “Na sillni Messi! Messin duam!”, dëgjohet te videoja.
? ‘Portaci #Messi‘. Così i tifosi interisti ad #Ausilio pic.twitter.com/Oc06esDjHC
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) August 25, 2020
Pikërisht në këto orë, në fakt, lamtumira e bujshme e argjentinasit në klubin blaugrana po bën xhiron e botës dhe tifozët zikaltër kërkojnë që Inter të bëjë një sakrificë për të marrë yllin e botës.