MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Erzeni mëson rivalët në Champions League

21.08.2020 - 12:56

Skuadra e Erzenit në volejboll për meshkuj do të luajë në fazën eliminatore të Champions League sezonin e ardhshëm 2020-2021. Shijakasit janë ekipi i vetëm shqiptar që luan në arenën ndërkombëtare vitin tjetër.

Madje Erzeni debuton në kompteticionin më të rëndësishëm Europian të rrjetës. Sot, në Luksemburg është hedhur shporti i kupave të Europës për sezonin e ri. Erzeni është pozicionuar në Grupin A të turit eliminator të Champions League, së bashku me kroatët e Mladis Zagreb dhe hungarezët e Fina Kaposvar.

Ndeshjet e kësaj faze pritet të llojnë më datën 22 shtator. Në raundin tjetër të Champions League kualikohet skuadra e parë e çdo grupi. Do të ishte arritje e madhe nëse Erzeni arrin të kualifikohet për më tej.

Volejbolli shqiptar mbylli sezonin në tavolinë, ku u shpallën edhe verdiktet, me shijakasit që u kurorëzuan kampionë si akuadra kryesuese kur u ndërpre kampionati në mars.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN