Mbrëmja e sotme do të kulmojë me finalen e madhe të Champions League, që këtë vit erdhi ndryshe për shkak të pandemisë globale. Në orën 21:00, në Da Luz të Lisbonës PSG dhe Bayern Munchen do të sfidohen në finale për trofeun e shumëkërkuar.
Formacioni i mundshëm i PSG – Formacioni që fiton nuk ndryshohet, të paktën ky duket se është qëllimi i Tuchel. Dyshimi i vetëm ka lidhje me portierin, me Navas që nuk ka luajtur në gjysmëfinale. Në rast se do të rikuperojë, Rico do të kthehet në stol.
Asgjë nuk duhet të ndryshojë për sa i takon pjesës tjetër të mbrojtjes, me Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe dhe Bernat në fushë nga minuta e parë. Ka pak mundësi që Tuchel ta zhvendosë Marquinhos nga mesfusha, edhe pse Verratti është rikuperuar.
Ndoshta italiani mund të jetë në balotazh me Herrera-n dhe Paredes për një vend në formacion. Asnjë dyshim për sa i takon sulmit: Di Maria, Mbappe dh Neymar, me Icardi-n si alternativë.
Formacioni i mundshëm i Bayern-it – 4-2-3-1 me Neuer në portë, Kimmich dhe Davis në krahët e mbrojtjes. Në qendër të mbrojtjes Boateng dhe Alaba, gjithmonë nëse Sule nuk rikuperohet plotësisht, duke parë se në ndeshjen e fundit ka qenë në stol.
Pavard është gati të aktivizohet nga stoli, Tolisso do të jetë alternativa e Thiago-s dhe Goretzka-s në mesfushë. Coman, Coutinho ose Perisic me Muller dhe Gnabry? Kroati duket në avantazh, ndërsa përpara do të jetë Robert Lewandowski.