MENU
klinika

Lëvizja e trajnerit

Flitet për revolucion, por Koeman konfirmon “dështimin”

23.08.2020 - 12:28

Duke nisur nga dita e nesërme, më saktë pas finales së Champions League që do të luajë mbrëmjen e sotme me Bayern Munchen, Philippe Coutinho do të kthehet te Barcelona.

Huazimi që e lidhte me skuadrën gjermane do të përfundojë pas ndeshjes së fundit të sezonit, por e ardhmja e brazilianit mbetet e pasigurt. Sipas Mundo Deportivo, trajneri i ri i Barçës, Ronald Koeman, e pëlqen shumë Coutinho-n dhe është gati ta mbajë në ekip për sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, holandezi do të flasë në fillim me lojtarin për të kuptuar qëllimet dhe planet që ka ai për të ardhmen. Kështu, Cou mund të kthehet nga i padëshiruar në një element kyç te skuadra e Koeman.

Ndërkohë, e paqartë e ardhmja e Messit, që edhe pse është takuar me trajnerin e ri, nuk ka tym të bardhë. Gjithashtu e paqartë situata edhe për Suarez, Pique, Busquets e të tjerë.