MENU
klinika

Si kurrë më parë, ekonomia tkurret me 9.7%

Gjermania, rënien më të madhe në histori

25.08.2020 - 16:33

Ekonomia gjermane u kontraktua me një hap rekord në tremujorin e dytë të vitit, me 9.7%. Shpenzimet konsumatore, investimet e kompanive dhe eksportet kolapsuan në kulmin e pandemisë, tregojnë të dhënat zyrtare nga zyra gjermane e statistikave.

Rënia rezulton të jetë edhe më e madhe se ajo e krizës financiare të një dekade më parë, si dhe përfaqëson rënien më të madhe në historinë e Gjermanisë, që prej kohës kur ka filluar edhe raportimi i këtyre të dhënave, në vitin 1970.

Pavarësisht rënies historike të ekonomisë, rezultati është mbi pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve. Projeksionet flisnin për 10.1% tkurrje ekonomike. Shpenzimet u tkurrën me 10.9%, investimet kapitale 19.6% dhe eksportet me 20.3%.

Edhe aktiviteti i ndërtimit ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 4.2% gjatë kësaj periudhe kohore. E vetmja e dhënë pozitive rezulton të jetë ajo e shpenzimeve shtetërore, në rritje me 1.5%. Ekspertët shprehen se, tremujori i dytë i vitit, ka qenë një katastrofë për ekonominë më të madhe të Europës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lufta me Covid-19/ Këshilltarët ekonomikë

“Gjermania drejt recesionit më të thellë që nga viti 2009”