MENU
klinika

Tenis

Halep fiton në Pragë, Brady triumfon në Lexington

17.08.2020 - 17:31

Tenistja rumune Simona Halep, numri 2 në botë për femra, triumfoi në turneun e Pragës. Ajo mundi 2-0 (6-2, 7-5) në nale belgen Elise Mertens, në një ndeshje të dominuar nga tenistja rumune.

Halep ende nuk ka vendosur nëse do të luajë apo jo në turneun e US Open, që nis më 31 gusht. Në turneun e Lexington, triumfoi tenistja amerikane Jennifer Brady.

Një triumf surprizë i tenistes 25-vjeçare, në suksesin e parë në karrierë. Ajo mundi në finale 2-0 zviceranen Jil Teichamann. Tashmë e gjithë vëmendja është te US Open, ku për femra mungon numrin 1 në botë dhe kampionia e vitit të kaluar.