MENU
klinika

Me lista gjysmë të hapura dhe...

Hyn në fuqi në heshtje Kodi i ri Zgjedhor

24.08.2020 - 12:41

Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi ndryshimet Kushtetuese të votuara në 30 Korrik me 106 vota pro në Parlament, me dakordësimin e mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

Me këto ndryshime kushtetuese i hapet rruga hapjes së pjesshme listave të hapura dhe ndalimit të koalicioneve partiake parazgjedhore. Këto ndryshime kanë hyrë në fuqi pa firmën e Presidentit Meta, i cili edhe pse ka qenë kundër, por nuk ka patur fuqi t’i ndalojë pasi i kishte “duart e lidhura” nga ligji.

Ndryshe nga rasti i ligjeve të zakonshme në ndryshimet kushtetuese, në këtë rast Presidentit nuk i lejohej t’i rikthente për rishqyrtim në Parlament këto ndryshime kushtetuese.

Meta ashpërsoi gjuhën duke shkruar për bandë pengmarrëse që me këtë grusht shteti s’do të mund t’i shpëtojë përgjigjes së merituar nga forca e qytetarëve.

Edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha asokohe se ndryshimet e njëanshme pa konsensus me opozitën dhe në shkelje të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit janë të papranueshme.

Gjithsesi opozita nuk e bojkotoi Këshillin Politik për Reformën e re Zgjedhore. Kuvendi ia dorëzoi Presidentit ndryshimet kushtetuese në datën 4 gusht, me Metën që kishte 20 ditë kohë për t’i firmosur.

Afati i Metës mbaronte ditën e djeshme, ndërsa nga sot këto ndryshime në Kushtetutë hynë në fuqi në heshtje. Sipas Kushtetutës së re, një pjesë e listave të kandidatëve për deputetë do të jenë të hapura, ku qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin emrin që dëshirojnë të votojnë, ndërsa pjesa tjetër do të përzgjidhet nga kryetari i partisë.

Pasi miratoi edhe me votat e opozitarëve të rinj këto ndryshime kushtetuese kryeministri Edi Rama u tha ndërkombëtarëve se i takon shtetit shqiptar se çfarë bën me sistemin zgjedhor pasi sipas tij nuk është një vendim që duhet ta ndajmë as me ambasadoren amerikane dhe me askënd tjetër.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!