MENU
klinika

Si do të reagojë Messi?

Koeman i bën dalje Suarezit, priten zhvillime te Barça

24.08.2020 - 12:57

Pas ka takuar Messin, trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, siç bën me dije RAC1, e ka telefonuar Luis Suárez dhe i ka bërë të ditur se nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi uruguajan, i cili nuk kishte marrë asnjë njoftim për kthimin në stërvitje, tani do të duhet të përfundojë vitin e kontratës që i ka mbetur me Barcelonën. Suárez ishte me pushime dhe këtë mëngjes mori një telefonatë nga trajneri i ri Blaugrana.

Koeman, në një bisedë të shkurtër, e ka informuar atë se nuk është në planet e tij për sezonin futbollistik, që do të fillojë të dielën. Sulmuesi uruguajan e përfundon kontratën aktuale me Barcelonën në 30 qershor 2021.

Tani, hapi tjetër, siç raportohet nga RAC1, do të hidhet nga avokatët e Suarez, të cilët pritet të negociojnë përfundimin e kontratës së tij. Mbetet të shihet si do të evoluojë situata, teksa dihet se uruguajani është miku i ngushtë i Leo Messit, brenda dhe jashtë fushës së lojës në Katalonjë.

A është ky “skarcim” parathënia e të ardhmes së argjentinasit në “Camp Nou”? Kjo mbetet të shihet, sepse kushtëzohet edhe nga klauzola e tij në kontratë, por një gjë është e qartë: Koeman nuk e ka marrë mendimin e kapitenit për këtë largim.