MENU
klinika

Shpresë tek të pakënaqurit e pushtetit

Kurti mocion kundër Qeverise Hoti: Lëvizjes i duhen edhe 9 vota

18.08.2020 - 16:19

Kanë kaluar 12 ditë që kur Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës për rrëzimin e Qeverisë Hoti, por nënshkrimet e vetme që janë dhënë janë nga 31 deputetët e partisë.

Nënkryetarja e Parlamentit nga radhët e LVV-së, Arberie Nagavci arsyetohet se 9 nënshkrimet e tjera të nevojshme për thirrjen e seancës do të sigurohen pas kthimit të Kuvendit nga pushimi, në të hënën e dytë të shtatorit.

E shpresat thonë se i mbajnë tek Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe individ brenda partive në pushtet dhe opozitë.

Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit, Avdullah Hoti nëse ka pasur takime me organe të partisë apo partitë pjesë e koalicionit për t’u siguruar se askush nuk do ta përkrah individualisht mocionin e LVV-së, por nuk kanë dhënë përgjigje.

Është e drejtë demokratike e secilit subjekt opozitar të kërkojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë!

Koalicioni po funksion normalisht. Deputetët janë të lirë të vendosin individualisht se a e përkrahin apo jo mocionin.

Pas sigurimit të 40 nënshkrimeve për thirrjen e seancës, LVV duhet të sigurojë edhe 21 vota të tjera për votimin e mocionit.

E kjo parti në krye me Albin Kurtin ra nga pushteti me 25 mars pikërisht pas votimit të mocionit të mosbesimit të iniciuar nga vetë partneri i koalicionit, partia tani në pushtet, LDK.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Çështja e sigurimit të numrave..."

A i ka votat LVV-ja për rrëzimin e Qeverisë Hoti?

"Ai vetë në mendje dhe në logjikë është i korruptuar"

Mustafa: Kurti po reciton, LDK e bëri kryeministër


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat