MENU
klinika

NBA

Lakers “abonohen” me humbjet, Doncic mposht Giannis

09.08.2020 - 09:18

Duket se “blindimi” i vendeve të para nga Los Angeles Lakers dhe Milwaukee Bucks i bën të mos jenë shumë të motivuar skuadrat dhe basketbollistët në ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt të NBA.

Los Angeles Lakers është mposhtur 116-111 nga Indiana Pacers, me Warren që realizoi 39 pikë, duke bërë të pavlefshme 31 pikët e LeBron James. Gjithsesi, Lakers mbajnë vendin e parë në Perëndim, ndërsa Pacers të pestin në Lindje.

Sfidë spektakolare mes Dallas Mavericks dhe Milwaukee Bucks, e vendosur në shtesë, ku fiton Dallas me 4 pikë diferencë, 136-132. Luka Doncic mposht Giannis Antetokounmpo, 36 pikë, 14 rebound dhe 19 asist për sllovenin dhe 34 pikë, 13 rebound dhe vetëm 1 asist për grekun.

REZULTATET

Portland Trail Blazers – Los Angeles Clippers   117-122

Denver Nuggets – Utah Jazz   134-132

Indiana Pacers – Los Angeles Lakers   116-111

Miami Heat – Phoenix Suns   112-119

Dallas Mavericks – Milwaukee Bucks   136-132