MENU
klinika

Alimehmeti: Janë eksperimente, s’ka asnjë provë!

Lufta e Ftohtë Rusi-Perëndim, për vaksinën anti-Covid

12.08.2020 - 09:17

Rusia synon të bëhet vendi i parë në botë që miraton përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit, në më pak se dy javë, pavarësisht shqetësimeve për sigurinë dhe efektivitetin e saj, raportoi CNN në ditët e fundit të korrikut.

Një zyrtar rus i tha CNN se po punojnë për miratimin e vaksinës në 10 gusht ose edhe më parë, krijuar nga Instituti Gameleya me seli në Moskë. Të parët që do ta marrin vaksinën janë punonjësit e shëndetësisë. “Është një moment i ngjashëm me Sputnikun”, tha Kirill Dimitriev, kreu i Fondit të Shëndetësisë në Rusi, që ka financuar kërkimet për vaksinë në Rusi, duke iu referuar daljes në hapësirë të satelitit të parë në kohën e Bashkimit Sovjetik në vitin 1957. “Amerikanët u befasuan kur dëgjuan sinjalin e Sputnikut. Njëlloj do të ndodhë edhe me vaksinën. Rusia do të ketë arritur e para ta bëjë”…

…Njoftimi i Moskës të martën, në 11 gusht 2020, se Rusia do të miratojë një vaksinë kundër koronavirusit pas më pak se dy muaj testimesh tek njerëzit, ka shkaktuar alarm mes ekspertëve të shëndetësisë në botë, të cilët thonë se pa të dhëna të plota për provat, është vështirë t’i besosh vaksinës, raportoi VOA.

Me synimin për të qenë e para në garën globale për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19s, Rusia ende nuk ka kryer prova në shkallë të gjerë, nga të cilat do të nxirreshin të dhëna për të treguar nëse ajo funksionon. Ekspertët e sëmundjeve ngjitëse thonë se në këto kushte, njoftimi i Rusisë është ndoshta një hap i papërgjegjshëm.

“Rusia në thelb po kryen një eksperiment me një pjesë të madhe të popullatës,” thotë Ayfer Ali, specialiste e hulumtimeve për ilaçet pranë shkollës Warëick të Biznesit në Britani. Ajo tha se një miratim i tillë super i shpejtë mund të bëjë që efektet e mundshme negative të vaksinës të mos merren në shqyrtim. Këto efekte, megjithëse të rralla, mund të jenë serioze, paralajmëroi ajo.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se vaksina, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, është e sigurtë, duke shtuar se njëra prej vajzave të tij ishte e kishte bërë vaksinën. “Unë e di që funksionon mjaft mirë, krijon imunitet të fortë dhe po e përsëris, i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme,” tha Presidenti Putin në televizionin shtetëror.

Francois Balloux, ekspert në Institutin e Gjenetikës pranë University College të Londrës tha se ky ishte një vendim “i pamatur dhe marrëzi”. “Vaksinimi masiv me një vaksinë të testuar jo në mënyrën e duhur është diçka joetike,” tha ai. “Çdo problem që mund të lindë në fushatën ruse të vaksinimit, do të ishte katastrofik, qoftë për nga efektet negative mbi shëndetin, por edhe sepse do të ndikonte që popullata të mos i pranojë vaksinat.”

Ndërkohë që Rusia shpalli fitoren, më shumë se gjashtë kompani farmaceutike në të gjithë botën janë në proces të kryerjes të provave të avancuara në shkallë të gjerë tek njerëzit me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra vullnetarëve. Disa nga këto kompani, si Moderna, Pfizer dhe AstraZeneca, thonë se shpresojnë që, nga fundi i këtij viti, ta dinë nëse vaksinat e tyre funksionojnë dhe janë të sigurta. Të gjitha këto kompani pritet të publikojnë rezultatet e provave dhe të dhënat për sigurinë e vaksinave, të cilat do t’u dorëzohen enteve rregullatore në Shtetet e Bashkuara, Evropë apo vende të tjera për shqyrtim përpara se të mund të marrin lejen.

Miratimi i vaksinës ruse nga Ministria e Shëndetësisë vjen përpara testimeve që normalisht duhet të përfshinin mijëra pjesëmarrës, të njohura zakonisht si faza 3 e testimeve. Prova të tilla zakonisht konsiderohen si fazë thelbësore që një vaksinë të marrë miratimin nga enti rregullator.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump do të informohej mbi përpjekjet që po bëhen në SHBA për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit. Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conëay tha se priste që Presidenti Trump të informonte publikun në një konferencë për shtyp mbi atë që është arritur deri tani.

Qendra mjekësore 18 vullnetarë kanë testuar vaksinën

Dy qendra mjekësore kërkimore të Rusisë përfunduan fazën e parë të testit tek kandidatët për vaksinat kundër koronavirusit të ri (COVID-19). Dy grupe nga 18 vullnetarë u liruan nga spitalet pasi morën pjesë veçmas në testet klinike 28-ditore në Universitetin e Parë Shtetëror të Mjekësisë në Moskë dhe Spitalin kryesor Klinik Ushtarak Burdenko.

Para lirimit të tyre, ata kishin një kontroll mjekësor dhe kaluan një test gjaku për të hulumtuar zhvillimin e një reagimi të imunitetit ndaj koronavirusit, u thanë gazetarëve zyrtarët e të dy institucioneve mjekësore. Gjetjet paraprake tregojnë se vaksinat janë të sigurta dhe mirë përballohen dhe se gjatë testimeve nuk janë regjistruar ankesa serioze, komplikime ose kundër reagime.

Në ditën e 42-të pas vaksinimit të parë, vullnetarët do të duhet të kthehen në spital për një ditë për t’iu nënshtruar një ekzaminimi përfundimtar mjekësor. Ndërkohë, shkencëtarët e Institutit të Biologjisë Molekulare dhe Qelizore me qendër në qytetin Novosibirsk arritën të zhvillojnë antitrupa që neutralizojnë virusin, tha Olga Dorokhova, sekretare e grupit të punës së institutit.

Zhvillimi i mëtutjeshëm i studimit do t’u mundësojë shkencëtarëve të krijojnë mjete të terapisë specifike për parandalimin e sëmundjes COVID-19. Rezultatet do të shërbejnë gjithashtu për studimin e reagimit imunitar ndaj koronavirusit dhe do të jenë në kërkim gjatë përmirësimit të vaksinave.

Vaksina e Rusisë, Alimehmeti: Janë eksperimente, s’ka asnjë provë

Epidemiologut Ilir Alimehmeti shprehet skeptik lidhur me lajmin e bujshëm që erdhi sot nga Rusia, ku vetë presidenti Putin ka deklaruar se vendi i tij ka zhvilluar një vaksinë ndaj sëmundjes, dhe se një nga vajzat e tij e kishte injektuar.

Sipas Alimehmetit, nuk ka asnjë provë të botuar deri më tani që ajo vaksinë ka rezultuar e suksesshme dhe fakti që e ka bërë vajza e Putinit, nuk është bazë shkencore që ta bëjnë edhe të tjerët. “Do të ishte lajm shumë i mirë po të ishte i vërtetë, por nuk ka asnjë provë të botuar deri më tani.

Është e drejta e tyre të eksperimentojnë në mënyrë sekrete fazën e parë dhe të dytë klinike, por faza e tretë, ajo e efektivitetit klinik, duket sikur nuk është testuar. Fakti që vajza e dikujt ka bërë një vaksinë, nuk është bazë shkencore që ta bëjnë edhe të tjerët”, tha Alimehmeti./ Fjala.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!