Me kallashnikov në dorë, me jelek anti-plumb dhe i rrethuar nga masa të forta sigurie. Kështu u pa presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, këtë të diel kur zbriti nga helikopteri për në rezidencën e tij, Pallatin e Pavarësisë. Video është siguruar nga zyra e tij e shtypit. Sipas agjencisë Tass, kallashnikovi që po mbante nuk kishte karikator.
Kur zbret nga helikopteri, presidenti këshillohet me një nga personat që e presin nëse ka njerëz jashtë rezidencës, duke protestuar.
Dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në Minsk për të kundërshtuar rizgjedhjen e Aleyksandr Lukashenkas në postin e presidentit, por edhe për të dënuar shtypjen e protestave nga autoritetet.
Kjo është dita e 15-të me radhë që në Bjellorusi po mbahen protesta kundër Lukashenkos.
Mijëra persona janë mbledhur në “Sheshin e Pavarësisë”, duke valëvitur flamurin e Bjellorusisë. Në protestën që po quhet si “Marshi për Bjellorusinë e re” raportohet se po marrin pjesë mbi 100 mijë persona.
Protestuesit po brohorasin “Largohu”, një referencë kjo ndaj Lukashenkas, të cilit po i kërkojnë që të largohet nga pushteti. Lideri autoritar bjellorus udhëheqë me vendin prej 26 vitesh.