MENU
klinika

Moto GP

Marquez rikthehet në shtator, titulli në dyshim

05.08.2020 - 15:57

Dëmtimi në krahun e djathtë pritet t’i kushtojë më shumë nga sa ishte parashikuar për Marc Marquez. Ndërhyrja e dytë kirurgjikale i ka dhënë një goditje të fortë shpresave të tij për rikthim, pasi sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “El Periodico” kampioni në fuqi do të mungojë gjatë.

Duke iu referuar këtyre burimeve rikthimi i tij do të ndodh pas 3 garave, ose e thënë ndryshe në shtator. Sipas gjasave zbritja e tij në pistë do të ndodh në garën e San Marinos, programuar për më 13 shtator. Cirkuiti ku humbi jetën Marco Simonceli është i gjashti në kalendarin e këtij viti në Moto GP, duke zbehur në një farë mënyre shpresat e Marquez për të mbrojtur titullin kampion bote.

Së bashku me pistën e San Marinos, Marquez do të kishte në dispozicion 8 gara për të tentuar titullin, objektiv tepër i vështirë ky, duke parë se spanjolli nuk ka marrë asnjë pikë. Vendin e tij do e marrë piloti testues i motorrave Honda, Stefan Bradl, duke filluar nga gara e kësaj fundjave në Çmimin e madh të Çekisë.

Një lajm i keq për Hondën dhe spanjollin, por mjaft i mirë për kundërshtarët. Në këto kushte, favorit kryesor për të ngritur lart titullin mbetet Fabio Quartararo, me francezin që ka fituar dy garat e para dhe kryeson garën e pilotëve me pikë të plota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN