MENU
klinika

Gjermania, 10 miliard euro shtesë për ekonominë

Merret vendimi, 7 orë bisedime mes partnerëve të koalicionit

26.08.2020 - 16:29

Partitë e koalicionit qeveritar në Gjermani u dakordësuan që të zgjerojnë paketën e ndihmës për ekonominë si pasojë e pandemisë.

Ekonomia më e madhe e Europës do të marrë kështu një “injeksion” financash prej rreth 10 miliardë eurosh shtesë, përfshirë këtu shtyrjen e skemës së orëve të shkurtuara të punës. Ditën e martë të dhënat tregonin se ekonomia gjermane është konktraktuar me një hap prej 9.7% gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Qeveria ndërkohë po mundohet të përdorë çdo armë të mundshme për të zbutur sadopak pasojat e kësaj krize të paprecedentë ekonomike, në dukje edhe më e rëndë se ajo financiare globale. Zgjedhjet e vjeshtës së vitit të ardhshëm e bëjnë edhe më të vështirë punën e qeverisë për të menaxhuar krizën.

“Corona mbetet një realitet dhe në sfidë”-deklaroi Annegret Kramp-Karrenbauer, liderja konservative e krisitan demokratëve (CDU), pasardhësja e Angela Merkel në parti.

Vendimi u morr pas një diskutimi 7 orësh mes partnerëve të koalicionit qeverisës. Masat e reja përfshijnë edhe ndihmën ndaj kompanive në vështirësi për të shmangur falimentin. Deri më tani qeveria gjermane ka miratuar ndihma në masën e 130 miliardë eurove. Palët u dakordësuan edhe për një refiormë elektorale që synon uljen e numrit të ligjbërësve në dhomën e ulët të parlamentit të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lufta me Covid-19/ Këshilltarët ekonomikë

“Gjermania drejt recesionit më të thellë që nga viti 2009”

Civici: Si po përballohet kjo situatë emergjence?

ANALIZA/ “Filozofia’ e masave ekonomike ‘antikoronavirus”