Pas Raptors dhe Celtics, Shkon në tre numri i skuadrave që kualifikohen për më tej në fazën play-off në NBA, të tria në Konferencën e Lindjes, ndërsa 2 ekipe janë vetëm një hap larg.
Los Angeles Lakers fitojnë 135-115 ndaj Portland Blazers në ndeshjen e katërt çerekfinale play off në Konferencën e Perëndimit, duke hedhur një hap tjetër drejt gjysmëfinaleve, mjafton edhe një fitore.
Ndeshje e dominuar nga Lakers, që triumfuan falë 30 pikëve e 10 asist të LeBron James, më i miri në fushë. Te Portland ra në sy dëmtimi i Lillard, që realizoi vetëm 11 pikë.
Barazohet 2-2 seria e ndeshjeve mes Houston Rockets dhe Oklahoma City Thunder, me këtë të fundit që fitoi 117-114 në takimin e katërt çerekfinal. Sfidë e ekuilibruar gjatë gjithë kohës, me Thunder që triumfuan falë 30 pikëve të Schroder dhe 26 të Chris Paul, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Harden për teksanët.
Në Lindje, Miami Heat bëhet ekipi i tretë gjysmëfinalist, pas fitores 99-87 ndaj Indiana Pacers, duke fituar 4-0 serinë e ndeshjeve. Më i miri në fushë ishte Dragic me 23 pikë.
Pranë gjysmëfinaleve edhe Milwaukee Bucks, që mundi 121-106 Orlando Magic, ndeshje ku Bucks arriti të triumfojë vetëm në fund, falë 31 pikëve e 15 rebound të Giannis Antetokounmpo.
KONFERENCA E LINDJES – ÇEREKFINALE PLAY OFF
Milwaukee Bucks – Orlando Magic 121-106 (3-1)
Toronto Raptors – Brooklyn Nets (4-0)
Boston Celtics – Philadelphia 76ers (4-0)
Miami Heat – Indiana Pacers 99-87 (3-0)
KONFERENCA E PERËNDIMIT – ÇEREKFINALE PLAY OFF
Los Angeles Lakers – Portland Blazers 135-115 (3-1)
Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks (2-2)
Denver Nuggets – Utah Jazz (1-3)
Houston Rockets – Oklahoma City Thunder 114-117 (2-2)