Edhe pse u duk se Zlatan Ibrahimovic do të qëndronte pa ndonjë problem te Milan, agjenti Mino Raiola ka zbuluar se nuk ka një marrëveshje mes klubit dhe sulmuesit. Ai ka bërë me dije se suedezi nuk do të jetë nesër në fazën përgatitore të kuqezinjve.
“Zlatan nuk do të jetë nesër me ekipin për momentin. Ne jemi duke biseduar, por ende nuk ka një marrëveshje. Nuk ka të bëjë me paratë, por me stilin. Duhet të jenë dy persona për të kryer një marrëveshje dhe, nëse Ibra nuk do të donte të qëndronte në Itali, atëherë nuk do të kishte negociata.
Elliot duhet të bëjnë zgjedhjen, një zgjedhje ndryshe. Ata e dinë se si duhet të marrin vendime në biznes, por duhet të mësojnë t’i marrin dhe në botën e sportit po ashtu. Jemi në një fazë shumë sensitive të bisedimeve dhe s’dua të them më shumë. Jam optimist. Nuk punoj të krijoj probleme, por të gjej zgjidhje”, – tha ai.
Kjo deklaratë e agjentit menjëherë është komentuar nga tifozët kuqezinj, duke e sulmuar Raiolën se gjithnjë e ka mendjen vetëm te përqindjet që vijnë nga rinovimi i kontratës. Gjithsesi, për momentin topi është në anën e klubit.