Qeveria ka miratuar 5,191 paga shtesë për punonjësit e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, nisur nga fakti që ky sektor ka qenë më i prekuri nga COVID-i. Lajmi është dhënë nga vetë kryeministri Edi Rama.
“Solidaritet për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor.
Qeveria shqiptare miraton: +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!
Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!
Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)”, shkruan Rama.