MENU
klinika

Shtohet kolonia shqiptare

Mungon vetëm zyrtarizimi, bomberi kosovar te Lazio

13.08.2020 - 20:02

Mungon vetëm zyrtarizimi, por sipas atyre që përcjellin mediat italiane nuk ka më dyshime, Vedat Muriqi do të jetë futbollisti i ri i Lazios. Sulmuesi i Fenerbahçes do të transferohet në Itali me shpresën e madhe që Igli Tare të ketë bërë një tjetër goditje të mirë.

Mediet italiane bëjnë me dije se sulmuesi shqiptar u shit nga Fenerbahçe për 18 milionë euro + 2 milion euro bonuse. Italianët ofronin 16 milionë euro fillimisht, por më pas oferta u rrit në 18 +  bonuset.

Muriqi do të bëjë hapin e madhe në karrierë dhe do të mundohet të rivalizojë Ciro Immobilen. Një tjetër shqiptar tashmë i bashkohet futbollit elitar në Serie A. Bomberi kosovar ka luajtur me Teutën dhe Besën në kampionatin shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN