MENU
klinika

OBSH shqetësohet për financimin

“Një hendek gjigant në fonde për të luftuar koronavirusin”

11.08.2020 - 12:04

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në nisje të Javës se ekziston një hendek gjigant mes fondeve që duhen për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe fondeve të lëshuara dhe shton se Organizata ka marrë vetëm 10% të financimit që i nevojitet. Mbi 19.9 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën dhe thuaje 730,000 kanë vdekur.

Infeksionet janë raportuar në mbi 210 shtete dhe territore që kur rastet e para u zbuluan në Kinë gjatë Dhjetorit 2019. “Tre muajt e ardhshëm përfaqësojnë një periudhë kritike të mundësisë së përdorimit të përshpejtuesit të mjeteve të Covid-19”-, tha Tedros në Gjenevë. Megjithatë, për të shfrytëzuar këtë periudhë, duhet shtuar financimi i tyre dhe dhënë prioritet përdorimit të mjeteve të reja, sipas tij.

Tedros shtoi se ka një hendek gjigant në të gjithë botën të ambicieve të organizatës për këto mjete dhe sasisë së fondeve që janë angazhuar. Tedros Ghebreyesus tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë ndodhet në 10% të rrugës për të financuar miliarda dollarë që nevojiten. Sipas tij, vetëm për vaksinat, do të duhen 100 miliardë dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN