MENU
klinika

Njëherë e një kohë...

Parada e stilit të vjetër në video: “Për Durrës Me Skoda”

16.08.2020 - 16:58

       Makinat-retro parakaluan në Durrës, nëpër sheshe dhe rrugë të qytetit bregdetar. Automjetet e vjetra të viteve ’40-’80, u shfaqën kështu, para qytetarëve dhe shumë plazhistësh e turistësh, nën tingujt e muzikës.

Rrallë të ndodh të shohësh rrugës, automjete që kanë shënjuar historinë. Durrësakët e kanë pasur këtë mundësi fundjavës, kur  mu para shtëpive të tyre parakaluan makinat e viteve ’40-’80. Për nostalgjikët, por jo vetëm, kjo është një festë dhe atmosferë ndryshe.

Parada Retro solli në Durrës, 48 automjete, të ruajtura dhe mirëmbajtura nga koleksionistë të mbarë vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit, si dhe me “Heminguei fan club Albania” menduan të krijojnë pak gjallëri në këtë sezon të zymtë për qytetin më të madh bregdetar.

Automjetet, fillimisht u vendosën në sheshin kryesor të qytetit, duke tërhequr qindra qytetarë dhe turistë, të cilët nuk ngurruan t’i kishin këto momente në fotografi.

Janë automobilë të markave: “Ford”, “Benz”, “Chevrolete”, “Fiat”, “Roll Roys”, nga vitet ’40-’80.

Si “mbretëresha e paradës” u cilësua “Skoda”, prodhim i vitit ’80, në pronësi të të apasionuarit nga Kukësi, Rrahim Meçka. Ky lloj automjeti ka mbajtur peshën kryesore të transportit në vend, përgjatë viteve ’80-të. Ndaj u zgjodh për të kryesuar paradën nëpër rrugët e Durrësit.

“I biri i shoferit të këtij automjeti e ka marrë në gjendje thuajse të shkatërruar, e ka rindërtuar siç e mbante i ati në kohën kur bënte rrugën e Qafë- Malit, para viteve ’90-të”, – tha koleksionisti Meçka

Ina Haveri, tha se ky event organizohet për herë të parë në Durrës, fill pas Tiranës, për t’i dhënë gjallëri qytetit të goditur rëndë nga tërmeti i 29 nëntorit 2019.

“Eventi është konceptuar me paradën që e drejton skoda dhe ndiqet nga makinat e tjera retro”, – tha Haveri, zëdhënëse pranë Drejtorisë së Transportit.

Ndërsa përfaqësuesi i bashkisë, Adrian Gurra, tha se “po mendojmë aktivitete pa grumbullime masive, për t’u ruajtur nga covid-19”. Më pas, parada vijoi deri në “Plepa”. Muzika e përzgjedhur nga anëtarët e “Hemingueit”, ishte bashkëshoqëruesja e Paradës Retro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!