Ashtu sic flitej prej më shumë se një muaji, Partizani ka prezantuar trajnerin Ilir Daja. Në prani të drejtorit Olsi Rama, Daja ka folur me superlativa për ekipin e kuq.
Daja kompleton kështu treshen e ekipeve kryeqytetase, teksa më parë ka drejtuar Dinamon dhe Tiranën, madje blutë i ka shpallur kampion. Daja ka drejtuar edhe ekipe të tjera në futbollin shqiptar, Elbasanin (e shpalli kampion në 2006), Besën, Flamurtarin dhe Skënderbeun (kampion dhe e kualifikoi në grupe të Europa League).
Objektivat e trajnerit janë sinkron me të klubit: do të synohet titulli kampion dhe Kupa e Shqipërisë. Partizani nuk është kualifikuar në Europë dhe aventura e trajnerit të ri do të nisë në mesin e shtatorit, gjithnjë nëse kampionati i ri fillon.
“Kam një karrierë 25-vjeçare. Është një dozë emocionale e madhe kur vjen te një klub i madh. Shoh që ka shumë gazetarë. Kur ka kaq shumë pritshmëri nga gazetarët, imagjinoni tifozët. Partizani është vlerësim, por dhe përgjegjësi. Është klubi me shumë trofe në futbollin shqiptar. Është një ekip që gjithmonë pritshmëria ka qenë e madhe.
Presioni për të arritur nivelet maksimale ka qenë prezent. Do të mundohemi të gjithë bashkë, çelësi i suksesit është bashëpunimi. Këtë presion të klubeve të mëdha ta kanalizojmë në sukses. Jam i gëzuar që m’u besua mua ky projekt. Falënderoj presidentin dhe drejtorin.
Po të shihni investimin modern e kuptoni që nuk është një projekt sot për sot, por dhe për të ardhmen E para te Sënderbeu kalova shumë sukses. Ka patur sukses në kampionatin shqiptar. Nuk është problem i madh që lëviz, sepse në çdo klub dua të marr maksimumin. Këtë do të bëj dhe te Partizani. Te çdo klub kam fituar respektin e tifozëve, por dhe të kundërshtarëve. Ky jam unë.
Në historinë e futbolit shqipoar kam fituar 3 kampionate me 3 ekipe të ndryshme. Jam i vetmi trajner që kam drejtuar të 3 ekipet të kryeqytetit. Trajneri është tifoz me ekipin që drejton. Mentalitetli i fituesit duhet të përçohet kudo. Të marrim dhe trofe të tjerë në futbollin shqiptar
Secili klub ka pjesën e vet individuale. Unë dua që Partizani që ka fituar 16 herë dua të vazhdoj edhe këtë sezon. Partizani ka pritshmëri maksimale. Ky vit ka qenë i paparashikueshëm. Duhet të shprehem mirë në lojë në maksimum. Po t’i marrim gjërat hap pas hapi është më mirë të realizojmë objektivat afatshkurtër para atij afatgjatë”, – u shpreh Daja.
Nuk ka më asnjë dyshim. Vllaznia do të drejtohet nga Thomas Brdaric në sezonin e ri. Ose të paktën do ta nisë me të në stol, sepse pastaj rrugës nuk dihet çfarë mund të ndodhë, varet nga rezultatet.
Sidomos në Shqipëri, “koka” e trajnerit është ajo që “pritet” e para në një skuadër futbolli, kur gjërat nuk ecin si duhet. Ish-futbollisti i disa skuadrave, edhe i kombëtares së Gjermanisë, ka firmosur sot kontratën, duke zyrtarizuar bashkëpunimin me kuqeblutë.
Në prani të sponsorit, Alban Xhaferi, dhe të administratorit Suad Lici, kroato-gjermani ka hedhur firmën mbi kontratë, duke nisur zyrtarisht punën si trajner i skuadrës shkodrane. Mësohet se në stafin e tij, në rolin e zëvendësit, do të jetë edhe Elvis Plori, bashkë me Safet Osja. Trajneri portierësh do të vijojë të jetë Ideal Lekiqi.