MENU
klinika

Treçerek shekulli nga hedhja e bombës së parë

Përkujtohet 75-vjetori i katastrofës atomike në Hiroshima!

06.08.2020 - 09:05

Këmbanat kanë rënë në Hiroshima, Japoni, për të kujtuar 75-vjetorin e hedhjes së bombës së parë atomike në botë.

Më 6 gusht 1945, një bomber amerikan hodhi bombën e uraniumit mbi qytet, duke vrarë rreth 140,000 njerëz.

Hiroshima 75th Anniversary: Preserving Survivors' Message of Peace ...

Tre ditë më vonë një armë e dytë bërthamore u  hodh në Nagasaki. Dy javë më vonë Japonia u dorëzua, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Herët të enjten, Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dhe kryetari i komunës Hiroshima iu bashkuan të mbijetuarve nga bombat në Parkun e Paqes së qytetit. Parku zakonisht është i mbushur me mijëra njerëz për përvjetorin, por këtë vit kishte shumë pak njerëz, karrige të ndara dhe shumica e të pranishmëve mbanin maska.

People sit in socially distanced chairs as a precaution against coronavirus as they as they attend the 75th anniversary of the Hiroshima atomic bombing,

Një minutë heshtje u mbajt në orën 08:15, në kohën që bomba u hodh mbi qytet dikur.

“Më 6 gusht 1945, një bombë e vetme atomike shkatërroi qytetin tonë. Në atë kohë thuhej që k՞tu s’do të kishte më jetë” tha kryetari Kazumi Matsui. “E megjithatë, Hiroshima u shërua, duke u bërë një simbol i paqes”.

Japan marks 75th anniversary of Hiroshima atomic bomb, Government ...

Në një videomesazh, Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres u bëri thirrje të gjitha kombeve të përpiqen për të zhdukur armët e tilla. “Ndarjet, konfliktet dhe mungesa e dialogut kërcënojnë ta kthejnë botën në një konkurrencë të pakufizuar strategjike bërthamore,” tha ai. “E vetmja mënyrë për të eleminuar plotësisht rrezikun bërthamor është të eliminojë plotësisht armët bërthamore.”

Japan marks 75th anniversary of Hiroshima atomic bombing

Çfarë ndodhi në 1945?

Gjermania u dorëzua në maj 1945, por Lufta e Dytë Botërore vazhdoi në Azi pasi Aleatët luftuan Japoninë perandorake.

Shtetet e Bashkuara besuan se hedhja e një bombe bërthamore, pasi Tokio refuzoi një ultimatum të mëparshëm për paqen, do të detyronte një dorëzim të shpejtë pa rrezikuar trupat e SHBA në terren.

Më 6 gusht, SHBA hodhi bombën e parë, të emërtuar “Little Boy”, në Hiroshima. Sulmi ishte hera e parë që një armë bërthamore u përdor gjatë një lufte.

Mushroom cloud over Hiroshima

Të paktën 70,000 njerëz besohet të jenë vrarë menjëherë në shpërthimin masiv që rrafshoi qytetin. Dhjetëra mijëra të tjerë vdiqën nga dëmtimet e shkaktuara nga helmimi nga rrezatimi në ditët, javët dhe muajt në vijim.

Kur nuk pati dorëzim të menjëhershëm nga japonezët, një bombë tjetër, e quajtur “Fat Man”, u hodh tre ditë më vonë rreth 420 kilometra (261 milje) në jug mbi Nagasaki.

Atomic bomb dropped on Japan's Hiroshima 75 years ago still ...

Mendohet se të paktën 74,000 njerëz vdiqën në Nagasaki.

Bombardimet e dyfishta sollën një fund të papritur të luftës në Azi, me Japoninë që u dorëzua në 14 Gusht 1945.

Hiroshima bomb: Japan marks 75 years since nuclear attack - BBC News

Përvoja e Japonisë gjatë kohës së luftës ka çuar në një lëvizje të fortë pacifiste në vend. Në përvjetorin e Hiroshimës, qeveria zakonisht rikonfirmon angazhimin e saj për një botë pa armë bërthamore.

Pas luftës, Hiroshima u përpoq të quante veten “Qytet i Paqes” dhe vazhdon të promovojë çarmatimin bërthamor në të gjithë botën.

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperimentet e padeklaruara kurrë

Historia sekrete e bombës atomike