Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të fazës çerekfinale të Europa League, ku Shakhtar Donetsk dhe Sevilla kanë arritur që të kalojnë në gjysmënale, ndërsa janë eliminuar Basel dhe Wolves.
Ukrainasit kanë shkatërruar 4-1 Basel duke mos e vënë për asnjë moment në lëkundje ndeshjen e luajtur në Gelsenkirshen, me golat e Moraes, Patrick, Taison dhe Dodo, ndërsa për zvicerianët goli i nderit u shënua nga Van Wonswinkel në kohën shtesë… Shakhtar gjen Interin në gjysmënfialen e Europa League.
Ndeshje e dyluftuar dhe me emocione deri në fund ajo mes Wolves dhe Sevilla, ku spanjollët pasi e kanë parë keq situatën kur Jimenez pati shansin me penallti (e humbi) gjetën golin në frymën e fundit me protagonistin Ocampos.
Një sfidë e dominuar nga ekipi i Sevillas, që ka tentuar në çdo formë të gjejë golin, gjatë gjithë pjesës së dytë, për të arritur te finalizimi në fund. Kështu, Manchester United do të përballet me Sevilla në fazën gjysmëfinale të Europa League.