02.08.2020 - 16:56
“L’Univers” ka botuar, të shtunën e 13 nëntorit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me premtimin asokohe të Ali Pashë Gucisë ndaj ulqinakëve, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Na shkruajnë nga Shkodra, më 9 nëntor:
“Drejtuesit e lidhjes shqiptare, në një konferencë me drejtuesit e tjerë të vendit, kanë vendosur të rezistojnë me forcë.
Ali Pasha nxit dhe inkurajon ulqinakët nga Gucia që të rezitojnë, duke u premtuar atyre ndihmë të shpejtë dhe të fuqishme.
Dervish Pasha heziton të përdorë forcën, nga frika se trupat e rregullta mund të vëllazërohen me shqiptarët.”
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Gazeta greke më 1879
Ali Pashë Gucia refuzon që Plava dhe Gucia t’i jepen Malit të Zi
Beteja e Nokshiqit