Kur pritej vetëm zyrtarizimi, sulmuesi Edinson Cavani nuk do të jetë një lojtar i Benfica-s. Në orët e kaluara dukej se nënshkrimi ishte një hap larg, por me sa duket, negociatat janë prishur për shkak të kërkesave të larta ekonomike që lojtari i ka bërë klubit.
Sipas mediave portugeze, A Bola dhe Record, transferimi i Cavani-t te Benfica nuk do të realizohet. Kërkesat ekonomike të përfaqësuesve të sulmuesit uruguajan kanë qenë të ekzagjeruara.
Flitet për 30 milionë euro për tre vitet e ardhshëm, një shifër e pamundur për klubin e Lisbonës. 33-vjeçari duhet të vihet në kërkim të një skuadre tjetër tani, por sic duket, nuk heq dorë nga rroga prej 10 milionë euro në sezon, një shifër e lartë për moshën e tij.
Nuk është cudi që tashmë skuadra me potencial ekonomik të hidhen në sulm drejt tij, ku destinacioni më i mundshëm duket Premier League, pasi në Itali e Gjermani vështirë t’i ofrojnë një rrogë kaq të lartë.