MENU
klinika

Pas helmimit të dyshimtë...

Rivali i Putinit në gjende të rëndë, Gjermania kërkon të ndërhyjë

21.08.2020 - 08:23

Rivali i Vladimir Putinit është helmuar dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, kanë shkaktuar reagime të forta në të gjithë botën.

Gjermania është ofruar për të dërguar një ekip mjekësor dhe avion që të marrë në patronazh nga Siberia liderin opozitar rus, Alexei Navalny, i cili është në gjendje kome pas helmimit një ditë më parë.

Nuk dihet nëse ka pasur ngurrim nga stafi mjekësor mos zbulohet ndonjë detaj apo nuk ka garanci për jetën e 44-vjeçarit, ndërsa gjendja shëndetësore e tij është kritike.

5c627c59-c8a1-4465-8972-8ac7e5a1998e_w1023_r1_s

Kreu i spitalit ku është shtruar Navalny këmbëngul se lideri opozitar nuk duhet lëvizur. Për këtë çështje ka pasur një reagim nga zëdhënësja Kira Yarmysh e cila e quajti këtë vendim të mjekut “një tentativë ndaj jetës së kreut të opozitës”.

Ekipi i Navalnyt dyshon se atij i është hedhur në substancë toksike në filxhanin e çajit që piu në aeroport. Navalny u ndje keq gjatë fluturimit drejt Moskës nga qyteti i Tomskut në Siberi dhe avioni paskësaj u detyrua të bënte ulje emergjente.

“Ne supozojmë se Aleksei ishte helmuar me diçka të përzier në çajin e tij. Ishte e vetmja gjë që ai piu në mëngjes. Mjekët thonë se helmi ishte tretur më shpejt për shkak të lëngut të nxehtë”, u shpreh ajo. Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi pronarët e kafenesë të thoshin se po kontrollojnë kamerat e sigurisë për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Zëdhënësja Yarmysh bëri një krahasim të ngjarjes me një incident vitin e kaluar në të cilën Navalny pësoi një reaksion akut alergjik për të cilin një mjek tha se mund të kishte rezultuar nga helmimi me një kimikat të panjohur.

Spitali Charite i Berlinit është i gatshëm ta trajtojë kritikun e ashpër të Vladimir Putinit dhe shpresat janë që Rusia do ta lejojë largimin e tij. Rezistenca megjithatë është e fortë; një ekip mjekësh specialist nga Moska janë mbledhur në Omsk për të vendosur nëse ai mund të dërgohet ose jo në Gjermani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një libër i një dëshmitari okular

Ja si ishte dita e fundit e Bashkimit Sovjetik…