MENU
klinika

Unaza gjigante në gisht

Ronaldo merr “po” nga Georgina, do të martohen

24.08.2020 - 13:24

Duket se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë pranë kurorëzimit me martesë. Spekulimet nisën pasi çifti publikuan një foto të përbashkët në rrjetet sociale.

“Pooo”- shkroi partnerja e yllit të futbollit në përshkrimin e fotos, duke lënë të nënkuptohet se kishte pranuar propozimin e tij për martesë. Më pas publikoi një tjetër foto, por këtë herë vetëm dhe mbante në dorë një trëndafil të kuq dhe në gishtin e fejesës ra në sy një unazë gjigante.

Sipas thashetheme, kjo është unaza me të cilën portugezi i propozoi për martesë partneres së tij. Georgina Rodrigez dukej mjaft sensuale e veshur me një fustan të kuq, që vendoste në pah format e saj bombastike trupore.

 

View this post on Instagram

 

?

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

Ndërsa CR7 mbante veshur një këmishë të Louis Vuitton dhe pantallona fildishi. Çifti janë prindër të një vajze 2-vjeçare, Alana Martina. Ndërkohë, Cristiano Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë Cristiano Ronaldo Jr, 10 vjeç dhe binjakët e tij Eva dhe Mateo, 3 vjeç.