Teksa shpresojmë në pritje, negociatat për në BE, populli e gjen vetë rrugën më të shkurtër, për t’u përballur… Shpesh, ajo “zakonisht” kalon nga stomaku. Ne mund të kemi shembur e stërshembur kala dhe këshjella të lashta (ose na i ka shembur pushtuesi), mund edhe të kemi shtrembëruar apo zhdukur nga “moskokëçarja”, fakte dhe prova historike. Por sofra e shqiptarit, gjithmonë ka qenë mikut e kurdoherë plot. /Konica.al
Ndoshta edhe ambientalisti Guri, e di mirë se ku pikon çatia dhe me një matematikë shumë të thjeshtë, ai parashtron idenë e tij…
I gjendur me pushime në Sarandë, Sazan Guri vazhdon të shohë me sy kritik çdo dukuri mëse të zakonshme dhe kësaj radhe, ka postuar një video, nga banesa e mikut të tij, ku po punon për studimet e reja.
;
Guri shprehet, se” gjiza dhe dhalla janë prodhime vetëm të Shqipërisë, që meritojnë pa diskutim, një vend në listën UNESCO, si trashëgimi”.
Ai thotë me bindje se, pasi të merren në mbrojtje nga UNESCO, në Shqipëri do të vijnë 30 milionë turistë dhe vetëm për këto prodhime tonat.
(Ndërkohë, mendohet që Guri, momentalisht ka nisur edhe një sdudim të ri… për përsheshin me kos)