MENU
klinika

Cila e ka pushtetin?!

SHBA dhe Rusia në bisedime për kontrollin e armëve bërthamore

18.08.2020 - 10:26

Në Vjenë të Austrisë, zyrtarët rusë dhe amerikanë kanë filluar një raund të tretë të bisedimeve për çështjen e kontrollit të armëve bërthamore, pasi Traktatit i ri për Armët Strategjike i vitit 2010 (New START) përfundon në muajin shkurt të vitit 2021.

Takimi dy-ditor në Vjenë drejtohet nga i dërguari i posaçëm presidencial amerikan për kontrollin e armëve, Marshall Billingslea, dhe zëvëndësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov. “SHBA-ja është e përgatitur për një dialog serioz”, tha Billingslea me të arritur në Vjenë.

Traktati New START vendos kufizime në numrin e armëve bërthamore nga ana e SHBA-së dhe Rusisë, në jo më shumë se 1,550 nga secili shtet. Dy raundet e para të bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u zhvilluan në qershor dhe korrik, por nuk u shënua ndonjë përparim i dukshëm për një zgjatje të mundshme të traktatit.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kinës të bashkohet në negociata, por Pekini e ka refuzuar propozimin. Kina, vlerësohet se ka rreth 300 armë bërthamore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’