MENU
klinika

Skënder Gega pas suksesit të parë

“Sonte festojmë, nga nesër duhen përforcime”

27.08.2020 - 21:27

I kënaqur pas kalimit të turit të parë në Europa League trajneri i Kukësit, Skënder Gega, i cili foli pas triumfit ndaj Slavias së Sofias me rezultatin 2-1. Një nisje shumë e mirë me skuadrën e Kukësit.

“Kemi problem, edhe pse mund të shkonim në 3-1. E rëndësishme ishte ta kalonim këtë ndeshje për të gjithë grupin dhe për të gjithë tifozët. Ndjej keqardhje për Tiranën. Crvena Zvezda nuk dominoi, mungesë vëmendje.

Për fat të mirë shënuam për herë të dytë. Është kohë e shkurtër. Të gëzohemi që fituam. Kjo korona na prishi punë të gjithë. Jam i lumtur për lojtarët që u futën në pjesën e dytë. Të gjithë dhanë shpirtin. Do e shikoj me qetësi ku kemi çaluar dhe do të përmirësohemi.

E rëndësishme është që të kemi gëzuar të gjithë dashamirësit. Kemi nevojë për përmirësime. Të shijojmë këtë fitore, pastaj do të ulemi me presidentin dhe me drejtorin. Të gjejmë njerëzit që na përshtatet. Kemi nevojë për afrime. Duhet të përpirësohemi. Kush nuk do që ekipi të jetë më i fortë”, – u shpreh Gega.