MENU
klinika

SHBA i dhuron Shqipërisë të tjera komplete testimi për COVID-19

Yuri Kim: Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje

16.08.2020 - 08:50

SHBA nëpërmjet USAID i ka dhuruar një tjetër komplet testimesh për COVID-19 si dhe një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar përpunimin e më shume testeve dhe më shpejt.

Kompletet e testimit i shkojnë ISHP dhe Spitalin Nënë Tereza teksa tashmë numri I përgjithshëm i dhuruar nga SHBA kundrejt Shqipërisë shkon në 32 mijë e 160.

”??️ Për të ndihmuar Shqipërinë të kryejë më shumë teste për COVID-19, këtë javë USAID/Albania dhuroi komplete të tjera testimi në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza, duke sjellë numrin e përgjithshëm të testeve të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara për popullin shqiptar në 32,160. USAID dhuroi gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar stafin e ISHP-së të përpunojë më shumë teste dhe më shpejt. Jemi krenarë që ofrojmë këtë mbështetje ndërkohë që bashkësia botërore vazhdon të luftojë këtë sëmundje. #StrongerTogether #AmericaActs”– shkruan Usaid Albania.

Por ndërkohë, për këtë ndihmë ka reaguar dhe ambasadorja Yuri Kim e cila ka theksuar se aleatët gjithmonë njëri- tjetrin në raste nevoje.

”SHBA i dorëzoi më shumë # kuti provash COVID19 në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza këtë javë, për gjithsej 32.160 teste të dhuruara deri më tani + makinë nxjerrëse të automatizuar për të mundësuar më shumë teste më shpejt. Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje!”- shkruan Yuri Kim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë iu kërkon qytetarëve amerikanë?

Ambasada e SHBA tjetër mesazh pas përhapjes së kronavirus

A duhet të bëjë teste për COVID-19 privati?

A ka vlerë testi i gjakut për koronavirusin?