MENU
klinika

Trump, shenjë barazie mes gjenocidit serb dhe Kosovës

“Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite, unë iu thashë…”

21.09.2020 - 07:55

Marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë është bërë pjesë e fushatës elektorale të Presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Karolinën e Veriut, presidenti amerikan ka sjellë në vëmendje si pjesë të arritjeve të tij në politikën e jashtme edhe dy marrëveshjet e arritura së fundmi, atë mes Izraelit dhe disa vendeve arabe si dhe atë mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump theksoi gjatë fjalës së tij se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit është për Çmim Nobel, pasi sipas tij, Shtëpia e Bardhë po ndalon një konflikt të vjetër që ka sjellë shumë vrasje masive.

Presidenti vuri shenjë barazimi mes gjenocidit serb dhe Kosovës.

“Jam i sigurt se është një çmim Nobel për Paqe. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite. Ata do të ndalojnë vrasjet. Unë iu thashë “burra le të bashkohemi” – tha ai ndër të tjera, sipas mediave lokale.

Deklaratat Presidenti Trump i bëri duke kritikuar një pjesë të mediave amerikane të cilat sipas tij nuk i kishin dhënë rëndësinë e duhur marrëveshjeve që u arritën gjatë muajit Shtator me ndërmjetësimin e tij, mes të cilave edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat